Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 21-vjeçarin Kreshnik Tusha, i dyshuar si njëri nga autorët e vrasjes së dyfishtë në Kurbin.

Masa e sigurisë, Tushës i është komunikuar mbrëmjen e së martës në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim, pasi është i plagosur në këmbë.

I riu ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen, por pritet përgjigjja e analizimit të njollave të gjakut që do të faktojnë ose jo përfshirjen e tij në këtë krim.

Nga atentati i ndodhur në fshatin Gjorm të Kurbinit, mbetën të vrarë biznesmeni 37-vjeçar Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, 53-vjeç. Ky i fundit nderroi jete pak ore me vone ne spitalin e Traumes ne Tirane si pasoje e plageve te shumta qe kishte marre nga plumbat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *