Subscribe

 

Selman Alija vrasësi i babait të tij tha në polici se krimin e kreu në kushte të tronditjes psikike dhe se fillimisht zënka mes tyre kishte nisur për shkak të bashkëshortes së tij të ardhshme.

 

Sipas hetuesve, të cilët e morën në pyetje të riun 28 vjeçar, ai shprehu pendesë për krimin e rëndë, ndërsa shprehu dëshirën të ishte i pranishëm në ceremoninë mortore të të atit Fejzi Alija.

 

74-vjeçari Fejzi Alija jetonte me djemtë, ndërsa prej vitesh ishte i divorcuar.

 

Së fundmi ai kishte njoftuar martesën e djalit të mesëm Selmanit.

 

Por krahas kësaj, prej kohësh në faqen e tij të facebookut ai postonte foto të nuses së djalit të tij dhe ky ishte shkaku i debatit që nisi mes tyre.

 

Sipas hetuesve, mësohet se 28 vjecari i kishte kërkuar llogari të atit për diçka të tillë, pasi dyshonte tek babai,  ndërsa në debat e sipër ai e goditi për vdekje me çekiç në kokë.

 

Ndërkohë policia ka zbuluar edhe disa mesazhe ne celularin e viktimës drejtuar nuses së re të shtëpisë.

 

Në shtëpinë e familjes Alija nuk ka asnjë person, ndërsa trupi i pajetë i 74 vjecarit është nisur drejt Kukësit për ceremoninë mortore.

 

Për fqinjët ngjarja e rëndë ishte e papritur, pasi familja dhe tre djemtë shkonin mirë dhe nuk kishin pasur asnjë herë zënka mes tyre.

 

Sipas statistikave të policisë, gati çdo muaj raportohen krime të rënda ndërsa mesatarisht në vit ndodhin 10 deri në 18 krime brenda familjes. Në rang vendi në vitin 2016 policia raportoi 17 viktima të dhunës në familje ose 22 përqind e vrasjeve që u regjistruan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *