Subscribe

Arrestohen dy te dyshuar si përkrahës të autorëve të vrasjes së Albi Bashaliut dy ditë më parë në fshatin Gjocaj të Peqinit.

 

Në pranga ranë Veiz Bashali dhe  Mikel Xhaja, 41 dhe 30 vjeç.

 

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është dokumentuar se këta shtetas kanë kryer veprime aktive për të fshehur rrethanat e ngjarjes dhe kanë penguar  organet e Policisë, për t’u informuar për ngjarjen, rrethanat si ka ndodhur dhe motivin.

 

Autoret e vrasjes se 32 vjecaritr, pasi e ekzekutuan u larguan me makinen e viktimes pasi makina e tyre nuk ndezi ne tentative per te ikur.

 

Ata e dogjen ne vendin e ngjarjes makinen e tyre, ndersa makinen e viktimes e braktisen pas arratisjes ne fshatin Gose te Kavajes.

 

Dyshohet se vrasja e Bashaliut mund te jete bere nga vrases me pagese, ne shenje hakmarrje per vrasjen e Ylber “albert” Xhahysa ne qershor te ketij viti po ne te njejtin fshat, Gjocaj te Peqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *