Policia e Shtetit publikoi emrat dhe fotot e 3 personave te shpallur në kërkim për krime të ndryshme.
Dy prej tyre janë të dënuar me burgim të përjetshëm dhe një tjetër me 25 vjet.
Flamur Ndino, në vitin 1995 në bashkëpunim me person tjeter ka rrëmbyer një fëmijë të mitur 3-vjeç me qëllim trafikimin.
Personi tjetër i shpallur në kërkim është Misir Tare. Në vitin 1993, ai ka vrarë bashkëshorten dhe prindërit e saj në fshatin Pashalli të Beratit.
Ndersa Besnik Çoka, në vitin 1997, ka vrarë një efektiv policie në Dibër.
Çoka është dënuar me 25 vjet burg nga gjykata për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.






