Subscribe

2 vjet pas ngritjes se komisionit te posaçëm per reformën ne drejtësi, te gjithë palët kane votuar ne parim me konsensus draftin e ndryshimeve kushtetuese. Por opozita ka sqaruar se kjo vote nuk nënkupton miratimin final te reformës ne drejtësi, pasi ende ka disa çështje qe nuk janë zgjidhur.
Eduard Halimi: Vota jonë pro fillimit të procesit të amendamenteve, nuk duhet të interpretohet si një votë pro çështjeve politike, të cilat ekspertët e misionit të EURALIUS dhe OPDAT nuk i kanë marrë në trajtim.
Nga e marta komisioni do te nise diskutimin nen per nen te ndryshimeve kushtetuese dhe maxhoranca eshte optimiste per nje zgjidhje te shpejte.
Por nje miratim kaq i shpejte i reformës ne drejtësi duket i vështire persa kohe qe demokratet kane vene ne pah dy probleme; kapjen e sistemit dhe korporatizmin, te cilat prej muajsh kane bere te vështire arritjen e konsensusit.
Nje dite me pare demokratet e cilësuan ekstra kushtetues procedurën qe ndryshimet ne ligjin themeltar te shtetit te votoheshin ne komisionin e posaçëm për reformën ne drejtësi, duke iu referuar rregullores se kuvendit; paçka se e njëjta procedure me kërkesën e opozitës u ndoq per miratimin e ndryshimeve kushtetuese për dekriminalizimin. Megjithatë, opozita vendosi te lere mënjane vërejtjet per procedurën e te bashkoje votat me shumicën, duke votuar draftin ne parim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *