Subscribe

Ditën e djeshme u mblodh grupi i punës për Reformën Zgjedhore dhe pjesë e takimit ishte edhe kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u prezantoi të pranishmëve në tryezë propozimin e KQZ, i cili bazohet në 2 pika kryesore, regjistrim të votuesve në një portal që menaxhohet nga KQZ, si edhe vota të dërgohet po me anë të këtij portali.

Dekani Andon Kume, ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “7pa5” të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Në gjykimin e zotit Kume, vota e diasporës, edhe nëse do të realizohet nuk do të sjellë ndryshim të madh.  Sa i përket propozimit të Celibashit për të realizuar votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë përmes një platforme online, Kume thotë se vota është e sigurt, megjithatë ka ende vështirësi në regjistrimin dhe identifikimin e emigrantëve, të cilët fillimisht duhet të kalojnë përmes disa etapave për tu regjistruar.

Andon Kume: Vota e Diasporës është kthyer në pikën më fokale të diskutimeve ndërmejt partive. Vota e Diasporës nuk do të bëjë ndonjë diferencë të madhe në Shqipëri në kushtet që jemi. Janë diku te 16 mijë emigrantë që kanë regjistruar gjendjen e tyre në Shqipëri. Nëse do të votonin të gjithë këta emigrantë dhe vota do të ndahej në të gjitha qytetet e Shqipërisë, efekti real në produktin që do të jepte kjo votë nuk do të iste e qenësishme. Megjithatë është një hap përpara për të përfshirë votën e Diasporës. Së fundmi KQZ ka propozuar krijimin e një platforme online nëpërmejt të cilës votuesit që jetojnë jashtë vendit të mund të regjistrohen, të identifikohen, të votojnë në të, të kontrollojnë votën e tyre. Ashtu siç është e parashikuar në platformën që ka paraqitur zoti Celibashi, mendoj që është një sistem i cili jep garanci për mirëadministrimin e kësaj vote. Është pak e komplikuar, janë shumë elementë sigurie për të garantuar mosndërhyrjen në këtë proces dhe nuk e di se sa këta emigrantë shqiptarë që do të votojnë do arrijnë t’i qëndrojnë pas këtyre hapave.

Ndërsa propozimin e Damian Gjiknurit për të realizuar votën përmes postës, e shikon si mënyrën më efektive.

Andon Kume: Shqipëria më parë ka pasur një dështim të madh me përdorimin e teknologjisë në proceset zgjedhore. Votimi me postë për mua ka qenë votim i preferuar, përdoret në shumë vende të botës. Është një votim që ka rezultuar me suskes. Është hedhur dhe ideja që mos përdoret shërbimi që përdor Posta Shqiptare duke qenë se është e atashuar me qeverinë. Por mund të përdoret posta private. Ka posta private që janë shumë prestigjioze që mund ta bëjnë ata shpërndarjen. Unë i qëndroj votimit me postë. Edhe votimi me postë ka problemet e veta. Të gjitha proceset kanë të mirat dhe të këqijat e tyre. Mënyra se si është shfaqur platforma nga komisioneri duket që është absolutisht e mbrojtur nga ndërhyrjet. Edhe komisionerët që do të admnistrojnë këtë votë nuk kanë akses individual. Janë tre komisionerë, secili ka një pjesë të kodit dhe vetëm kur bëhen kodet bashkë mund të aksesohet sistemi. Është një proces që kërkon njohje nga ana e votuesit dhe nuk është i thjeshtë. Duhet me se s’bën që Diasporës t’i jepet mundësia për të votuar./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *