Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi deklaroi se plani elektoral i demokratëve është largpamës dhe ofron zgjidhje për krizën ekonomike.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Vokshi tha se qytetarët ankohen nga taksat e larta dhe vështirësitë ekonomike që kanë.

 

“Sot me banorë e mbështetës të njësisë 11. ✌🏻🇦🇱 Në qendër të diskutimeve ishte kriza e rëndë ekonomike që ka mbërthyer çdo familje. Pamundësitë më të mëdha përfshijnë përballimin e  faturave të dritave dhe ujit. Tejet të rënduara nga taksat e bashkisë, si edhe qerat e shtrenjtuara në dy-tri vitet e fundit. Banorët më shprehen vështirësitë e mëdha që hasin nga heqja e ndihmës ekonomike ndërkohë që papunësia rëndon në cdo sofër familjare. Partia Demokratike e Shqipërisë vjen me një program real dhe largpamës, ku me reformat e thella dhe të gjithanshme kriza ekonomike do të zgjidhet dhe rritja ekonomike do ti hapë rrugë rritjes së punësimit. ✌🏻 #ShqiperiaFiton 🇦🇱💙”

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *