Një pastor kristian në Nigeri është arrestuar me akuza manipulimi financiar teksa besohet se përfituar nga ndjekësit e tij dhe persona të tjerë më shumë se 1 milionë dollarë.

Theo O Ebonyi, i njohur në shtetin Benue është ndaluar prej vitit të kaluar por akuzat janë bërë publike vetëm sot, kur autoritetet anti-korrupsion bënë njoftimin zyrtar.

Më herët Ebonyi kishte thënë se lajmi ishte një “dezinformim” i përhapur nga komentues dashakeqë në rrjet.

Autoritetet financiare të Nigerisë akuzojnë se Ebonyi i kërkonte viktimave të tij të paguanin 1,300 dollarë secili për t’u bërë përfitues të një granti  20 miliardësh dollarë nga ‘fondacioni amerikan Ford.’

Por kur u pyet, fondacioni tha se nuk kishte ofruar asnjë grant të tillë, raporton BBC.

Hetimet treguan se fondacioni Ford nuk kishte asnjë marrëveshje, marrëdhënie apo biznes me Ebonyi,” njoftonte agjencia vendase, duke shtuar se pastori kishte përdorur paratë në mënyrë të jashtëligjshme për të blerë disa prona të patundshme.

Por zëdhënësi i komisionit hetues Dele Oyeëale tha për rrjetin Punch se Ebonyi është arrestuar prej vitit të shkuar dhe është liruar me kusht, në pritje të hetimeve të mashtrimit me fondet./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *