Policia e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 500 mijë euro që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e pastrimit të parave.

 

Operacioni u ndërmor nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar  në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës pas një procedimi penal të nisur në vitin 2014 ndërsa janë sekuestruar 2 apartamente banimi në Vlorë dhe Orikum; 1 pemishte në Radhimë; 2 automjete si dhe 2 llogari bankare;

 

Këto sekuestrime pasurore janë në pronësi të shtetasit L. B., I cili dyshohet se ka kreyer veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Ky shtetas, sipas policisë,  ka qenë i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme.

 

Ndërkohë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë vijon me verpimet proceduriale të kësaj çështjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *