Seksioni i Pastrimit të Parave në Tiranë ka sekuestruar nëntë apartamente, dy dyqane dhe një garazh.

 

Pasuritë janë në pronësi të vëllezërve Armando dhe Alket Gurrezit, perkatesisht 44 dhe 47 vjeç.

 

Pronat e sekuestruara ndodhen në qytetin e Tiranës dhe Durrësit. Ato kapin vlerën e dy  milion e dyqindmijë euro.

 

Operacioni I koduar “Vllazëria” u finalizua pas një hetimi disa mujor te nisur ne 2018, ku rezultoi se pasuritë e mësipërme nuk justifikoheshin nga ana ekonomike e financiare e dy vëllezërve.

 

Sipas seksionit të Pastrimit të Parave ato janë vendosur si rrejedhojë e aktivitetit kriminal të dy vëllezërve.

 

Armando Gorezi është arrestuar në vitin 2015, në Tiranë, pasi ishte shpallur në këkrim nga autoritetet italiane për vrasjen e një shqiptari ne Torino ne vitin 2011. Ai është ekstraduar në Itali ku po vuan dhe dënimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *