Viti i ri 2020 ka mbërritur. Zelanda e Re priti e para vitin e ri me një spektakël fishekzjarrësh, e cila u ndoq nga miliona qytetarë në mbarë botën.

 

Qytetarët e Zelandës së re por edhe turistët e shumtë, zgjodhën të bëhen dëshmitarët e parë të natës së ndërrimit të viteve. Por spektakli i fishekzjarrëve në Zelandën e Re u ndoq edhe nga miliona njerëz në mbarë botën edhe në kanalet e youtube.

 

Në Auckland gjysmë ton fishekzjarre u lëshuan nga Kulla Sky mbi qendrën e qytetit duke e shndërruar ardhjen e Vitit të ri në një magji të vërtetë.

 

Viti i ri trokiti edhe në Australi. Ndërsa ora shënonte 00.00, një panoramë magjike zbardhi qiellin e Sidneit.

 

Ceremonia e magjishme e fishekzjarrëve u ndoq nga miliona njerëz, ndërsa qytetarët e vendit ishin më të privilegjuarit. Por në këtë ditë të rëndësishme e cila shënon edhe fillimin e një dekade të re, qindra çifte u përqafuan me të dashurit e tyre dhe u puthën deri në mbarimin e spektaklit të fishekzjarreve. E një gjë e tillë sipas kulturës vendase, sjell më shumë fat në dashuri.

 

Megjithatë pavarësisht festës dhe spektaklit më të bukur të fishekzjarreve në botë, Australia po përballet edhe me një betejë të ashpër me zjarret.

 

Ndërkohë pas Zelandës së Re dhe Australisë, Viti I ri do të trokasë në orën 16 sipas orës tonë, në Tokio të Japonisë, në Hong Kong, në Kinë, Nju Delhi në Indi, Pakistan, Moskë, Afrikën e Jugut,e më pas në orën 00.00 edhe në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *