Një bandë e armatosur ka realizuar një grabitje spektakolare të denjë për filma aksion në aeroportin ndërkombëtar të Guarulhos në San Paolo të Brazilit.

Grabitësit ishin veshur me rroba policie dhe falë këtij aksioni kanë mundur të vjedhin, jo pak por 750 kg ar dhe sende të tjera floriri.

 

Të armatosur rëndë, ata kanë hyrë në magazinën kryesore të aeroportit ndërkombëtar dhe kanë realizuar kryeveprën e tyre të pashqetësuar.

 

Sipas autoriteteve braziliane, banda e grabitësve kishte marrë peng dhe sekuestruar për 12 orë me radhë 8 anëtarë të familjes së një funksioni të aeroportit, mes të cileve katër ishin minorene.

 

Banda hyri në aeroport nga dy pika kontrolli ku hynte vetëm policia federale braziliane.

 

Makinat e kamufluara të policisë janë gjetur të braktisuara pas grabitjes rreth 20 km larg aeroportit.

Grabitësit janë kujdesur që nga ngjarja të mos ketë asnjë të lënduar.

 

Mesohet se vlera e arit dhe sendeve të tjera të cmuara që janë grabitur shkon mbi 30 milion dollare ndersa mësohet se një pjesë e arit ishte destuar të shkonte në dyqanë të famshme dhe banka në Neë York dhe Zyrih.

 

Video e grabitjes nga VOA:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *