E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Avioni bën ulje emergjente dhe përmbyset në plazh

SHBA- Momenti kur një aeroplan i vogël me një motor bën ulje emergjente në një plazh të Long Island është regjistruar nga një kalimtar me celularin e tij.

Videoja është shpërndarë në internet gjatë orëve të fundmi.

Avioni “Cessna 152” u detyrua të ulej në Cedar Beach rreth orës 19:30 të së mërkurës, 1 maj, pasi piloti raportoi dështimin e motorit.

Në video, avioni mund të shihet duke u zvarritur nëpër rërë dhe duke u ndalur papritur, përpara se të rrokulliset.

Sipas raporteve lokale, piloti 60-vjeçar dhe pasagjeri i tij 59-vjeçar dolën të sigurt./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë