E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

FOTO/ Presidenti Begaj, “Qytetar Nderi” i Arbërisë

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë. Këtë titull Kreut të Shtetit ia dhuroi Pallagorio, komunë në Provincën e Krotones.

   

Këshilli i kësaj komune, i drejtuar nga kryebashkiaku Umberto Lorecchio, vendosi me unanimitet të plote të nderojë Presidentin e Republikës me titullin “Qytetar Nderi” i Pallagorios.

Reklamë

Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen e tij më të thellë duke theksuar se e çmon jashtëzakonisht respektin dhe vlerësimin e Arbëreshëve. “Ju siguroj, – u shpreh Presidenti Begaj, – që do të vijoj angazhimin tim e të institucionit që drejtoj për të zhvilluar më tej marrëdhëniet midis arbëreshëve dhe shqiptarëve”.

Kryetari i Shtetit e cilesoi nderimin e sotëm nga arbëreshët e Pallagorios si një moment që lë mbresa të pashlyeshme, por edhe si përgjegjësi dhe angazhim për të vijuar nismat për Arbërinë e Kalabrisë. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë