Numri i rasteve të reja të evidentuara me koronavirus në Shqiperi është rritur ndjeshëm në raport me gjysmën e parë të muajit maj.

Gjatë pesë ditëve të fundit kemi pasur nga 20 deri në 25 raste të reja në ditë. Shumicën e barrës së pacienteve të rinj e mban Tirana por shumë shqetësues është fakti që disa qytete që kanë qënë të qeta dhe të pastra janë rikthyer të kenë raste me covid-19. Kështu ndodhi me Lushnjen me 4 raste dhe Sarandën me 1 rast ditën e premte.

Ndërsa këtë të shtunë, për fat të keq ka lajme të keqija nga Librazhdi. Mësohet se një tregtar është zbuluar me koronavirus. Ai ka pasur kontakt me një pacient me koronavirus të shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë.

Librazhdi që nga fillimi I epidemisë e deri tani nuk ka pasur asnjë rast me Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *