Përkeqësohet bilanci i një aksidenti tragjik që ndodhi këtë të mërkurë në Rrugën e Kombit.

Shpëtim Manaj dhe Klisman Uka, dy te rinj nga Kukësi kanë ndërruar jetë pasi makina që po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

I pari që ndërroi jetë ishte Shpëtim Manaj, ndërsa Klisman Uka edhe pse u transportua në Tiranë nuk arriti dot të mbijetonte.

Ai ndërroi jetë pak më vonë tek Spitali i Traumës ndonëse ishte dërguar aty me helikopter.

Në gjëndje të rëndë paraqitet edhe shoferi i mjetit golf, Samet Elezi, i cili gjithashtu ndodhet në Spitalin e Traumës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *