Covid-19 regjistron viktimën e 28-të. 60-vjeçari prej dy javësh ishte në gjendje të rënduar shëndetësore, në terapi intensive në Spitalin “Shefqet Ndroqi”. Si edhe në rastet e tjera të humbjes së jetëve për shkak të virusit vdekjeprurës, 60-vjeçari vuante nga sëmundje të tjera.

Numri të të infektuarëve aktiv i shtohen edhe 14 raste të reja. Mes  prekurve të rinj është edhe një person në burgun e sigurisë së lartë 313 në Tiranë.

Të shëruarit e orëve të fundit janë të shtatë nga Shkodra. Nga të gjithë të infektuarit në vendin tonë numri arrin në 410.

Të dhënat nga dy spitalet Covid flasin për 36 pacientë në kujdesin e mjekëve. Gjendja e rënduar shëndetësore paraqitet për gjashtë mbartës të virusit, katër në Spitalin Infektiv dhe dy te “Shefqet Ndroqi”.

Listën e të shëruarve e kryeson Tirana me 183, më pas Shkodra me 55 dhe i treti renditet Durrësi me 36.

Për të ruajtur të qëndrueshme kurbën e të infektuarëve, epidemiologët shohin përmbushjen e masave mbrojtëse si armne më te rëndësishme në përballjen e suksesshme me koronavirusin. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *