Kjo e marte do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

 

Moti parashikohet me kthjellime dhe gradualisht shtim të vranësirave të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu me intensiet të ulët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në zonat malore reshjet e shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave lokale.

 

Era me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s e cila hera herës pritet të fitoj intensitet deri në  12m/s,  duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

             

Temperaturat parashikohen:  në zona malore 13 deri 31°C, në zona e ulëta 15 deri 33°C dhe në zona bregdetare 16 deri 32°C.

 

Rajoni i Ballkanit do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe  në mesditë reshje shiu lryesisht në pjsën jugore të tij me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

 

Sa i përket Kontinentit Europian, Europa qëndrore, ajo Lindore, si dhe në pjesën jugore e  gadishullit Apenin   do të jenë nën ndikim të kushteve  atmosferike të paqëndrueshem. Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu me intensitet deri mesatar.

 

Ndërsa pjesa tjetër e kontinetit do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme të cilat do të sjellin mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *