Edhe këtë të shtunë, pika kufitare e Kapshticës ka qenë e ngarkuar me emigrantë, që lëvizin në të dyja anët e kufirit.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, vetëm nga kjo doganë kanë hyrë dhe dalë nga vendi më shumë se 8 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj, ndërsa në total në 3 ditët e fundit janë shënuar rreth 23 mijë persona.

 

Ky fluks vjen për shkak të festës së Pashkës Ortodokse, të cilën shumë emigrantë kanë zgjedhur ta festojnë pranë familjeve të tyre.

 

Për të përballuar numrin në rritje të atyre që kthehen në atdhe, pala shqiptare ka shtuar numrin e sporteleve, duke vënë në punë 4 të tillë në hyrje.

 

Ndërkohë në Qafë-Thanë, kanë hyrë dhe kanë dalë më shumë se 4500 shtetas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *