Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë britanike, Chris Wormald ka dhënë dorëheqjen këtë të enjte.
Kryeministri Keir Starmer e cilësoi Wormald si një “bashkëpunëtor të shkëlqyer” dhe falënderoi për mbi 35 vite shërbim publik.
“Kam rënë dakord me të që ai të japë dorëheqjen si sekretar i kabinetit sot. I uroj gjithë të mirat për të ardhmen”, tha Starmer.
Wormald, i cili qëndroi në post pak më shumë se një vit, është zyrtari i tretë i lartë që largohet nga kabineti i kryeministrit Keir Starmer brenda pak ditësh.
Më parë u larguan edhe shefi i stafit të Starmer, Morgan McSweeney, dhe drejtori i komunikimit, Tim Allan.
Lëvizjet e fundit lidhen me ristrukturimin e stafit qeveritar dhe me tensionet që kanë lidhur me emërimin e ish-ministrit dhe ish-ambasadorit Peter Mandelson si ambasador në Shtetet e Bashkuara, i cili është në qendër të polemikave pas shfaqjes së emrit të emrit të tij në dokumentet e dosjes ‘Epstein’.





