E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Si i porositi Dumani vrasjet për Oti Kilën dhe Sokol Sanxhaktarin? Erion Alibej pyetje për Henrik Hoxhën, zbulohen detaje të reja: Nuredini është palaço

Në GJKKO është duke u zhvilluar seanca e “Plumbit të Artë”, ku po dëshmon sërish këtë të enjte Henrik Hoxha, i cili ka zbuluar detaje të reja nga vrasjet me pagesë që janë porositur nga dumani.

I penduari Erion Alibej, i ka drejtuar Hoxhës në seancë disa pyetje, përgjigjet e të cilave kanë nxjerrë më shumë detaje nga ngjarjet kriminale në vend.

Reklamë

Pjesë nga seanca ku i penduari Erion Alibej pyet Hoxhën:

Alibej:  Bisedën me Nuredinin për vrasjen e Oti Kilës e ke bërë gojarisht apo në aplikacion?

Reklamë

Hoxha: E kam bërë gojarisht në Elbasan. Ka qenë para se të bije ti në burg. Ka qenë pas vrasjes së vëllezërve Haxhia. Herën e dytë, që u ndërmorën veprime e kemi diskutuar në aplikacion.

Alibej: Pse doja ta vrisja Oti Kilën, sipas Nuredinit?

Hoxha: Nuredini se ç’thoshte për një lidhje. S’e di mirë.

Alibej: Kam qenë prezent, bashkë me Nuredinin, kur është bërë biseda në aplikacion për Sokol Sanxhaktarin.

Hoxha: Tani, unë po them ça më ka thënë Nuredini. Se është palaço ai ça të bëjmë.

Alibej: Kur ke shkuar në Elbasan, që të priti dikush me C-Class gri. Skerdi Tasi tha se ai ishte kunati i Alibejt. E njeh kunatin tim?

Hoxhaj: Jo, nuk e njoh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë