E mërkurë, 21 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

A pati dhunë në protestën e PD? Eksperti i sigurisë flet në Quo Vadis

A pati dhunë në protestën e opozitës? Kjo ishte një nga pyetjet e bëra këtë të enjte në studion e “Quo Vadis”, të moderatores Pranvera Borakaj, në Vizion Plus.

I pranishëm në studio, eksperti i sigurisë Fatjon Softa bëri një përmbledhje të asaj që ndodhi në protestë. Ai tha se lëndët e përdorura ishin mjaft të rrezikshme; ato përdoren edhe në Europë, por vetëm nga grupime ekstremiste.

Reklamë

Sa i përket dhunës së policisë ndaj deputetit Nallbati, Softa tha se duhet bërë një hetim.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Softa: Protesta pati dy qëndrime. Ka një diferencë mes forcës dhe dhunës. Forcë është reagimi i policisë për të mbrojtur perimetrin; dhunë është kur tejkalohen kompetencat.

Borakaj: Ka pasur dhunë në protestën e opozitës?

Softa: Të kalojmë te lëndët shpërthyese. Ku përdoren në Europë? Përdoren vetëm nga forcat ekstremiste. Edhe aty ku përdoren, politika distancohet.

Borakaj: Janë të rrezikshëm molotovët?

Softa: Çdo lloj lënde e paligjshme është e dëmshme. Pyetja është: kush i përgatiti ato lëndë?

Grimci: Ato që nxori Rama në foto nuk janë molotovët që u hodhën në protestë. Nuk ishin ato molotovë aty.

Borakaj: Po ato që u përdorën?

Grimci: Janë artizanale.

Softa: Të kthehemi te policia. Rasti i përdorimit të forcës ndaj deputetit – a është dhunë? Po, pasi numri i forcave ishte i papërshtatshëm. Një person nuk mbante armë dhe nuk përbënte rrezik; numri i efektivëve që përdorën forcën ishte më i madh.

Borakaj: A procedohen në këtë rast?

Softa: Po. Por dhuna ndaj policisë është e papranueshme.

Borakaj: Po shoqërimi i të miturve?

Softa: Edhe kjo kërkon hetim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë