E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Grabitja e Bankës, Softa e paralajmëroi në Quo Vadis: Nëse nuk reformohet sistemi, mund të ndodhin sërish

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në “Quo Vadis”, ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të enjte, atë të grabitjes së bankës te Rruga e Kavajës.

Softa e paralajmëroi disa muaj më parë në studion e “Quo Vadis”, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, se nëse nuk reformohet sistemi i sigurisë, ngjarje të tilla mund të ndodhin kudo.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Grabitje amatore e bankës?

Softa: Kjo ngjarje është shqetësuese.

Borakaj: Quhet amatore?

Softa: Çdo grabitje është provë e sigurisë së bankave. Nëse policia nuk do të ishte njoftuar në kohë, mund të krijoheshin situata më të ndërlikuara. Ajo që çedoi ishte sistemi i sigurisë. Ka pasur raste grabitjesh të bankave dhe furgonave. Grabitja në aksin Tiranë–Rinas, si dhe në akse të tjera të vendit, tregon se funksionimi sipas rregullores së BSH-së ka mangësi dhe kjo tregon se sistemi është i dobët. Si mund të hysh me kallashnikov dhe të mos ketë siguri në dyer?

Borakaj: Ju në këtë studio thatë se unë mund të shkoj në bankë i armatosur dhe askush s’më ndalon.

Softa: Duhet reformuar sistemi i sigurisë në banka. Nëse nuk reformohet, do të kemi të njëjtat situata.

Vazhdo të lexosh

Reklamë