E mërkurë, 30 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U rrëzua aksidentalisht nga skela, ndërron jetë 50-vjeçari në Berat

Një 50-vjeçar nga Berati ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga skela.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në lagjen Uznovë.

Reklamë

“Dyshohet se aksidentalisht, gjatë punimeve për rikonstruksionin e një banese, ka rënë nga skela shtetasi P. M., 50 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë