Të paktën nëntë makina të shtrenjta janë vjedhur nga territori grek nga një shtetas shqiptar, i cili i kalonte me të dhëna regjistrimi të falsifikuara drejt Shqipërisë.
Sipas medieve greke, automjetet më pas shiteshin në vendin tonë ose në vende të tjera evropiane.
Tashmë vjedhjet janë zbardhur nga efektivët e Repartit të Rojës Kufitare të Kristallopigisë, ndonëse 31-vjeçari u arrestua në zonën e Follorinës më 31 mars 2023, kur tentoi të eksportonte një makinë nga Greqia me numër shasie të falsifikuar.
Bashkë me të në prangat e policisë kishte rënë edhe një bashkëpunëtor 43-vjeçar po me origjinë shqiptare. Atij iu sekuestruan 2510 euro dhe 37500 lekë shqiptare.
Pas një hetimi një mujor nga policia greke në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, tashmë doli se nuk ishte një ngjarje e izoluar, por se 31-vjeçari ishte “kryetari” i një sërë vjedhjesh.
Në veçanti, ai kishte vjedhur gjithsej nëntë automjete me vlerë rreth 30 mijë euro secila, në të cilat kishte vendosur targa false, regjistrime të falsifikuara dhe numra shasie të falsifikuara për t’i eksportuar në vendin e tij, me një humbje totale për pronarët e tyre prej 300 mijë euro.
Nga nëntë automjetet e identifikuara deri më tani, shtatë janë lokalizuar dhe sekuestruar nga autoritetet shqiptare dhe dy të tjerat janë në kërkim./vizionplus.tv