Subscribe

Ky eshte momenti kur hajduti serial, 27 vjeçari Astrit Thaci, grabit në mënyrë spektakolare në mes të ditës një argjendari në Elbasan.

 

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, Thaci paraqitet në dyqan si klient dhe provon disa unaza e byzylyk.

 

Por pas disa minutash, pasi wshtw siguruar se në rrugë nuk kishte njerëz, ai nxjerr armën nga brezi dhe kërcënon pronaren e argjendarise.

 

Në një moment, pronarja i bën rezistecnë grabitësit por ky i fundit përmes forcës kalon banakun dhe e kap atë me forcë.

 

Nën kërcënimin e armës, Thaci arrin të marrë një sasi lekësh dhe më pas bizhuterite e floririt.

 

Por pavarësisht kërcënimit të vazhdueshëm, pronarja e argjednarisë, me guxim, arrin ti marrw armën tip pistoletë e të largohet me vrap nga argjendaria. Gjatë tentativës ajo ndiqet nga Thaci i cili pasi i merr pistoleten, largohet nga vendngjarja me ndihmën e të dashurës së tij.

 

Astrit Thaçi u arrestua mbrëmjen e të shtunës pak orë pas grabitjes në një lokal në zonën e Kombinatit. Po ashtu në pranga gjatë operacionit te koduar me emrin “Trajektorja” ra në pranga dhe e dashura e tij 20 vjeçare si dhe një person tjetër, i cili kishte blerë disa nga bizhuteritë e vjedhura.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *