Shpresë për mbijetesë, mund të quhet jeta e shumë personave sot në Turqi, ku tërmeti katastrofik ka lënë qindra viktima dhe mijëra të tjerë të plagosur.

 

Shumë persona, kanë mbetur ende nën rrënoja, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë punën për nxjerrjen e tyre.

 

Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet momenti kur disa fëmijë shpëtohen pasi ishin të bllokuar poshtë rrënojave.

 

Ekipet e shpëtimit, qytetarë të ndryshëm që pre orëve të para kur edhe tërmeti goditi vendin janë aktivizuar për shpëtimin e qytetarëve.

 

Ndërkohë  veç tërmetit, temperaturat e ulëta nën zero dhe reshjet e dëborës e bëjnë edhe më të vështirë shpëtimin e personave të bllokuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *