Një urë e lëvzishme në La Spezia është shembur mëngjesin e kësaj të mërkure.  Deri më tani, nuk raportohet për njerëz të lënduar.

 

Ura, e cila u përurua në vitin 2010, menaxhohet nga Autoriteti Portual dhe përfaqësoi një hap të rëndësishëm në rizhvillimin e zonës.

 

 

 

 

Shembja e urës nuk shkaktoi probleme në trafikun e qytetit, pasi makinat kalonin në një rrugë ngjitur.

 

Ndërsa po punohet për shkaqet e kësaj ngjarjeje, raportohet se pjesa që u shemb ishte vetëm pjesa e urës që hapej dhe mbyllej për kalimin e anijeve, jo struktura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *