Kryeministri Rama lajmeroi përmes një postimi në rrjetet sociale se në korrikun e 2024 ne Pogradec do zhvillohet gara botërore e ujit, Formula 1.

 

Kreu i qeverise shkruan se kampionat me 43 skuadra nga e gjithe bota, eshte vetem pararoje e garave me makina Formula 1, qe pret te organizoje vendi yne pas pak vitesh ne pisten e Elbasanit, e cila po ndertohet.

 

“MIRËMËNGJES
dhe me FORMULA 1 të garave botërore të ujit, e cila vjen në Pogradec në korrik 2024, si pararendëse e FORMULA 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh, kur të kemi përfunduar cirkuitin e kaluar të gjitha testet e kërkuara, ju uroj një ditë të mbarë.
*43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria e Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri”, shkruan Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *