Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e para të terrorit në mesin e palestinezëve, të cilët vrapojnë për të shpëtuar jetën e tyre, pas sulmit izraelit. Bëhet fjalë për sulmin në pikën e shpërndarjes së ndihmave humanitare për palestinezët në veri të Gazës, të cilët po shtyheshin me njëri-tjetrin në përpjekje për të marrë ushqim.

Al Jazeera Arabic shfaqi pamjet që tregonin se çfarë ndodhi kur ushtria izraelite hapi zjarr gjatë shpërndarjes së ndihmave. Në video dëgjohen të shtënat dhe civilët e alarmuar nga sulmi.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit, të paktën 104 njerëz u vranë dhe të paktën 760 u plagosën.

Situata është veçanërisht kritike, pasi dhjetëra të plagosur janë transferuar në spitalin e afërt al-Sifa në gjendje kritike, me mjekët të cilët shprehen se është thuajse e pamundur për t’u përballuar fluksi i pacientëve./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *