E hënë, 21 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Manja mbron amnistinë penale: Është koha për një kod të ri penal

Ministri i Drejtësisë i është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me ligjin e amnistrisë ku u ngrit shqetësimi për lirimin nga burgu të personave të arrestuar nga SPAK. Manja tha se amnistia i dha mundësinë afro 800 të burgosurve që të risocializohen, ndërkohë që shtoi se përgjigjet kampit tjetër politik do ua japë në Kuvend.

“Është një nga ligjet më qëllim-mira qëështë miratuar në atë Parlament dhe që u është dhënë mundësia afro 800 vetave të bashkohen me familjen e tyredhe të integrohen në shoqëri. Për më gjatë dhe për të gjitha dilemat dhe pyetjet për amnistinë të mos i zbulojmë përpara ditës së enjte, sepse ditën e enjte më kanë kërkuar në interpelancë dhe atje do ti marrin të gjitha përgjigjet. Nuk ka asnjë gjë për të fshehur në atë ligj, as unë si ministër drejtësie dhe as ai ligj”,  tha Manja.

Sa i takon debatit mes tij dhe deputetit demokrat Agron Shehaj ku ministri i bëri me shenjë duke nënkuptuar prerjen e veshit, Manja tha:

“Ai debat i takon tërësisht brenda sallës së Kuvendit, sot jemi për tjera punë”, u shpreh ai.

Reklamë

Për Manjën një tjetër problematikështë Kodi Penal ku sipas tij është e domosdoshme të kemi tashmë një të ri sipas legjislacionit europian.

“Brukseli, por edhe koha kërkon që ne të kemi një Kod të ri Penal. Ka një draft, një produkt të një grupi pune qëështë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë. Ky draft të marrë gjithë kohën e duhur për tju nënshtruar një konsultimi të gjër publik mes profesionistëve të ligjit sepse do të jetë një Kod Penal që do ti rezistojë kohës edhe për 20 apo 30 vitet që do të vijnë dhe që do të jetë një Kod Penal që ne do ti përafrohemi legjislacionit penal edhe me BE”, tha Manja.

Deklaratat e Manjës u bënë pas konferencës me Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK të cilëve ministri i përcolli rekomandimet e Këshillit të Ministrave kundër luftës së korrupsionit dhe krimit të organizuar. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë