Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, bëri me dije se më shumë se 25 mijë gra dhe fëmijë janë vrarë nga Izraeli që nga 7 tetori.

Përmes këtyre shifrave, ai theksoi se Izraeli mund dhe duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët. Këtë deklaratë e bëri gjatë një seance dëgjimore në Kongres.

Lexo edhe :

Related Posts

Edhe pse SHBA ka bërë thirrje vazhdimisht për garantimin e sigurisë të civilëve në Gaza, Izraeli sërish nuk ka ndalur bombardimet në zona ku janë të përqendruar civilët. I tillë ishte edhe sulmi që vrau mbi 100 civilë në Gazën Veriore këtë të enjte.

Forcat izraelite hapën zjarr ndaj civilëve që prisnin në radhë për të marrë ushqim nga ndihmat humanitare./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *