Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se po shqyrton nga afër situatën kaotike në Gaza, ku një sulm izraelit vrau të paktën 104 civilë. Këta të fundit ishin grumbulluar në një pikë ndihmash humanitare në momentin e sulmit.

Shtëpia e Bardhë e cilësoi si një incident mjaft të rëndë, ndërsa garantoi monitorimin e situatës.

Lexo edhe :

Related Posts

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim të përkohshëm.

“Ne vajtojmë humbjen e jetës së pafajshme dhe po monitorojmë situatën e rëndë humanitare në Gaza, ku palestinezët e pafajshëm po përpiqen të ushqejnë familjet e tyre. Kjo nënvizon rëndësinë e zgjerimit e ndihmës humanitare në Gaza, duke përfshirë një armëpushim të përkohshëm. Ne vazhdojmë të punojmë ditë e natë për ta arritur atë”, thuhet në deklaratë.

Të paktën 104 njerëz u vranë dhe 760 u plagosën nga sulmi izraelit, ndërsa civilët palestinezë të uritur po mblidheshin rreth kamionëve me ndihma ushqimore, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *