Më shumë se 30 mijë civilë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës së Izraelit me Hamasin në tetor.
Shifra e lartë e viktimave pasqyron tmerrin e palestinesëve në zonën e luftës. Bombardimet dhe fushatat tokësore të Izraelit kanë zhvendosur shumicën dërrmuese të popullsisë dhe kanë krijuar një krizë të tmerrshme humanitare.
Lexo edhe :
Related Posts
Izraeli po përballet me presion në rritje globalisht për të ndalur luftën, por megjithatë SHBA ndonëse e ka kritikuar, sërish vijon mbështetjen si aleat kryesor i Izraelit përballë Hamasit.
SHBA propozoi një armëpushim të përkohshëm në Kombet e Bashkuara në fillim të këtij muaji, por ka vënë veton ndaj thirrjeve për një ndalim të menjëhershëm të konfliktit./vizionplus.tv/