Subscribe

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e shembjes së digës në Brazil një javë më parë, ku fatkeqësisht, deri më tani 110 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 238 persona rezultojnë të zhdukur.

 

Nga video duken qartë pamjet se si balta në formën e një “llave”, ka marrë  përpara çdo gjë.

 

Ndërkohë pjesa më e madhe e viktimave janë punëtorë të një kantieri të kompanisë më e madhe prodhuese të mineraleve të hekurit dhe nikelit në botë. Hetimet mbi ngjarjen e rende vijojnë dhe deri më tani janë arrestuar pesë persona janë arrestuar.

 

Sipas dëshmitarëve ne momentin e tragjedisë, sistemi i alarmit të instaluar nga firma për të paralajmëruar rrezikun, nuk ka funksionuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *