Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi në një prononcim për mediat se nuk do të zhvillohet asnjë lloj “pazari” me demokratët për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, teksa e cilëson këtë proces një çështje tepër teknike, ku politika duhet të qëndrojë larg.

 

Secili deputet, theksoi Balla, duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë pasi kjo është çështje e rëndësisë së veçantë.

 

“Jemi duke punuar, edhe sot edhe nesër, për t’u dakordësuar për projektvendimin që lidhet me Komisionin për hetimin e mbetjet.  Ndërkohë do të rrëzohet kërkesa për Komision për Becchettit. Dua t’ju sqaroj që ekspertët tanë janë duke punuar edhe me dy institucione ndërkombëtare që kanë këshilluar mbarëvajtjen e Reformës në Drejtësi, për të konkluduar në amendamentin për zgjatjen e mandatit të vettingut. Të arrijmë të kemi brenda një kohe të shkurtër këtë amendament gati dhe pastaj të fillojë procedura parlamentare. Nuk ka asnjë lloj pazari sepse kjo është një çështje të cilën unë e konsideroj të një rëndësie të vecantë dhe secili deputet duhet të marrë përgjegjësinë që i takon.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *