Hetimet për kontaktet e mundshme mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, për ndërhyrje të kësaj të fundit në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës janë intensifikuar. Robert Mueller i cili po heton çështjen e Trump, po investigon edhe në aspektin ekonomik, për të parë nëse ka lidhje financiare mes tij dhe Moskës.

 

Mueller ka ngritur një juri me disa anëtarë të cilët po shqyrtojnë vlefshmërinë e akuzave, duke analizuar një sasi të konsiderueshme të dhënash.

 

Hetuesit po verifikojnë transaksionet ekonomike të kompanive që zotëron kreu i Shtëpisë së Bardhë, lëvizjet financiare të njerëzve të tij të besuar, si dhe skema financimesh pas të cilave mund të fshihen skenarë të ndryshme implikuese.

 

Gjithashtu, bëhet me dije se Mueller po investigon të zbulojë nëse presidenti amerikan ka pasur dijeni më herët për takimin e të birit Trump i Riu, me avokaten ruse, ku kjo e fundit i kishte siguruar informacione që mund të dëmtonin kandidaten rivale të Trump në zgjedhjet presidenciale te 2016 Hillary Klinton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *