Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet tavan për disa prej produkteve të shportës, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare.
Pas analizimit të marzheve, u vendos që produktet e shportës t’iu ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se:
104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)
123 lekë/kg për sheqerin (1 kg)
321 lekë/litër për vajin e lulediellit
90.5 leke/kg për miellin masiv
Ky vendim ka hyri në fuqi që ditën e djeshme dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim.
Vijon…