Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe, i cili u dënua me 14 vite burg, ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës së krimeve të Rënda ndaj bandës “Shullazi”.

 

Në një deklaratë për mediat avokati Meçe, është shprehur se akuzat në fjalë ishin të stisura. Gjithashtu ai nuk ka kursyer edhe kritikat për Gjykatësit e kësaj çështje, ndërsa tha se ata nuk bëjnë dot dallimin mes të drejtës civile e penale.

 

“Vendimi është i padrejtë, do ta anikojmë. Pati edhe akuza që ranë poshtë nga gjykata, por duhet të binin edhe këto akuzat e tjera. Vendimi nuk u dha i arsyetuar, u dha vetëm dispozitivi. Fatkeqësia e kësaj gjykate është që nuk i shpëton dot presioni dhe së dyti në fushën në të cilën këta operojnë janë në gjendje të bëjnë dallimin mes të drejtës civile, administrative dhe penale. Të gjitha akuzat ishin të stisura.”

 

Krimet e Rënda këtë të martë kanë mërrë vendimin  duke dënuar me 55 vite burg në total bandën “Shullazi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *