Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e PD per rrëzimin e bordit të trasparencës për çmimet e shportës .

 

Në një postim në facebook ,deputeti Dashnor Sula tha se shteti po abuzonte me lekët e qytetarëve dhe se duhet t’ua kthej paratë e marra në menyrë të padrejtë.

 

Gjithashtu inkurajojë Gjykatën Kushtetuese, të procedojë sa më shpejtë edhe për ankimimin që kanë bërë për bordin e naftës.

 

Qeveria kapet me ‘presh në dore’ me bordin hajdut. Më në fund një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë. Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë ne, grupit Parlamentar të PD dhe rrëzoi Bordin e Vendosjes së Çmimeve. Unë dhe gjithë grupi ynë i opozitës e kemi kundërshtuar qysh prej fillimit ngritjen e një bordi të tillë i cili nuk u erdhi në ndihmë qytetarëve, por grosistëve.

 

Ndaj së bashku me kolegët e mi vendosëm ta godisnim në Gjykatën Kushtetuese. Sot trupa gjykuese na dha të drejtë dhe shfuqizoi ligjin abuziv që u fuste dorën në xhep qytetarëve cdo ditë duke vendosur cmime në favor të grosistëve. Tani qeveria duhet tu kthejë paratë e marra në mënyrë të padrejtë me çmimet e vendosura nga bordet qytetarëve. Ndërkohë inkurajojë Gjykatën Kushtetuese të procedojë me shpejtësi edhe me ankimimin që kam bërë së bashku me kolegët e mi për bordin që vendos çmimin e naftës”, shkruan Sula.

 

Pritet të shihet nëse Gjykata Kushteteuese do të japë ose jo të njëjtin vendim edhe për bordin që është ngritur për ccmimin e naftës. Për këtë, trupa gjyqësore  do të shprehet në datën 9 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *