Subscribe

Kryetari i PD, Lulzim Basha prezantoi këtë të martë një plan rimëkëmbjeje me pesë pika kundër krizës që ka shkaktuar pandemia në vend. Në një bashkëbisedim me gazetarët, ai deklaroi se vendi ndodhet në një situatë katastrofike.

 

“Për më shumë se 6 muaj Shqipëria po lëngon nga pandemia COVID. Këto 6 muaj kanë qenë muaj të vështirë për gjithë qytetarët, sipërmarrjen, çdokush ka ndjerë pasojat e drejtërdrejta shëndetësore, ekonomiko-socicale, të pandemisë. Këto 6 muaj nuk kanë shërbyer për të vënë në jetë një plan masash për Covidin dhe efektet që ka patur. Të gabosh është njerëzore, por këto nuk janë gabime, por faje, ato që nuk janë bërë këto 6 muaj. Vendi po përballet me një katastrofë potenciale. Takimi i spotëm ka vetëm një temë, planin e rimëkëmbjes dhe pesë hapat për tu përballur me krizën. Shumica dërrmuese e njerëzve janë zhytur thellë në pasojat e krizës sociale dhe ekonomie. Shumica dërrmuese e banorëve të Tiranës tani nuk kanë më mundësi të blejnë ushqime as me lista sepse dyqanet nuk kanë më mundësi dhe siguri. Kjo ndodh çdo ditë lagje më lagje dhe shtëpi më shtëpi. Konsumi ka rënë në pikiatë. Në vend që të nxirreshin mësime, situata ka ardhur duke u përkqeësuar.”

 

Lideri i demokratëve bëri një krahasim mes paketës së ndihmës të dhënë nga qeveria shqiptare dhe asaj që është dhënë nga qeveria kosovare. Basha arriti në përfundimin e paketa jonë është qesharake.

 

“Paketa totale e ndihmës nuk kalon 101 milionë euro, është qesharake me atë që ka disbursuar Kosova. Është përkeqësuar gjendja e vijës mbrojtëse, mjekëve, infermerëve, që sot është më i ekspozuar. Nuk ka marrë shpërblimin e premtuar nga qeveria. Kjo armatë nuk ka kapacitete për të përballuar valën e dytë të pandemisë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *