E martë, 20 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Vedat Muriqi i papërmbajtshëm në La Liga, “Pirati” shënon tre gola përballë Bilbaos

Vedat Muriqi ka mundur i vetëm ditën e sotme Atletiko Bilbaon, duke i shënuar 3 herë.

Sulmuesi dardan me tripletën e sotme arrin në kuotonë e 14 gola këtë sezon në La Liga, ku më shumë se ai ka vetëm Kulian Mbape.

Reklamë

Golin e parë e shënua në minutën e pestë dhe zhbllokoi takimin. Më pas në minutën e 42-të, Muriqi nuk realizoi direkt nga penalltia, por e dërgoi topin në rrjetë pas pritjes fillestare të portierit.

Ndërkohë dy minuta nga fundi i pjesës së parë Uilliams barazon në 2-2.

Por në pjesën e dytë Muriqi do të shënonte dhe golin e tretë personal dhe atë të fitores. Këtë herë dardani nuk gaboi nga pika e bardhë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë