Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjokë Jaku i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të ish-këshilltarit bashkiak në Lezhë, Agron Vraja, i cili humbi jetën për shkak të COVID-19 në SHBA. Ai qëndronte prej 2 muajsh në New York tek i biri.

Në mesazhin e tij, Jaku shprehet që mungesën e Vrajas do ta vuajnë të gjithë, ndërsa tregoi që ata kishin qenë miq nga fëmijëria, e të cilin e quante një model suksesi.

“Të qoftë dheu i lehtë Gon i dashur! Një zot e di sa do t’i mungosh gruas, djalit e vajzës, nanë Ferides e babë Hidrit, do na mungosh gjithë jetën dhe ne tjerëve që u rritëm bashkë, ndamë gjithçka e perditë tash 50 vjet, ishe si një vëlla kaq i mirë, një model që rrallë në jetë mund t’kesh fatin ta kesh pranë!
S’mund të ishte fati jot ky, s’mund të jetë arsyeja e zotit kjo, por kur kjo botë mizore shtrin duart për ta sfiduar natyrën, asnjeri prej nesh nuk di më se sa jetë do kemi, ç’fat na pret! U prehsh në paqe vlla i dashur, zoti vetëm t’a ruajtë familjen”, thuhet në mesazhin e Jakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *