Vazhdon të rritet numri i të vdekurve me koronavirus në vendin tonë.

Një 90-vjeçar, i shtruar në spitalin Infektiv, ka humbur betejën me COVID-19 këtë të mërkurë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ai vuante nga disa sëmundje të tjera.

“Një pacient 90 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese silikoza, hipertension. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse për të kufizuar përhapjen e COVID19. Nga fillimi i epidemisë, 48 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore dhe terapive të mjekimit.”

Kjo është vdekja e dytë që raportohet ditën e sotme. Në përditësimin e shifrave, ministria tha se ka humbur jetën edhe një 34-vjeçare, e cila po ashtu kishte edhe sëmundje të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *