Kompozitori i famshëm italian i kolonave zanore të filmave, Ennio Morricone ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Mjeshtri i madh ka shoqëruar me muzikën e tij më shumë se 500 filma. 

Një nga krijuesit më të gjithanshëm dhe me ndikim në botë të muzikës për kinemanë moderne, Morricone ka hartuar shoqërime melodike për komedi, thrillers dhe drama historike nga Bernardo Bertolucci, Pier Paolo Pasolini,Terrence Malick, Brian De Palma, Quentin Tarantino dhe kineastë të tjerë.

Ai ka shenjuar mjeshtërisht filmat më të njohur të 40 viteve të fundit dhe është fitues i dy çmimeve Oscar, një në vitin 2007 dhe një në vitin 2016. Gjithashtu, ka fituar 3 “Grammy Awards”, 4 “Golden Globes” dhe 6 çmime BAFTA. Në shkurt të vitit 2016 iu dha edhe një yll në Bulevardin e Famës në Hollivud.

Për shume shqiptarë me muzikën e Ennio Morricone u prezantuan për here të parë, ne fillimin e viteve ’90, atëherë kur televizioni publik shqiptar nisi të shfaqte prodhime te kinematografisë botërore. Me identifikueset janë dy pelikulat , “ Oktapodi”…dhe “Zhos Profesionisti”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *