Një 60 vjecar ka ndërruar jetë në Francë si pasojë e koronavirusit.

Rasti rëndë është regjistruar në Paris dhe kemi të bëjmë me francezin e parë që gjen vdekjen nga gripi kinez. Më herët në Francë kishte gjetur vdekjen nga koronavirusi një grua kineze turiste, e cila ishte nisur nga vendburimi I virusit në Ëuhan

Drejtori I përgjithshëm I Shendetësisë në këtë vend tha se janë edhe dy raste të reja me paciente të infektuar nga koronavirusi në këtë vend të evidentuar në orët e fundit. Bëhet fjalë për një 55 vjecar që është në terapi intensive dhe një 36 vjecar me shenja më të lehta klinike I cili u kthye në Strasburg pas një vizite disa ditore në Lombardi të Italisë. Të dy pacientet janë franceze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *