Një aksident i rëndë është shënuar mengjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Lushnje-Fier.

Një makinë tip Land Rover doli nga rruga rreth orës 03:25 cka bëri që të gjejë vdekjen një 28 vjecar nga Berati me iniciale M.R që ishte pasagjer në mjet.

Ndërkohe është plagosur edhe drejtuesi I makinës, shtetasi me iniciale Z.H. 31 vjec. Ky I fundit ndodhet në gjëndje të rëndë në spitalin e Traumës.

Dyshohet se të rinjte me Land Rover kanë qënë me shpëjtësi dhe kanë dalë nga rruga.

Mirëpo për fat të keq bëhet fjalë për një aksident të ndodhur në të njëjtin vend në fshatin Kolonjë, që prej vitesh është burim aksidentesh, por që askush nuk ka denjuar të marrë masa.

 

 

Lushnje


Informacion paraprak

 

Sot rreth orës 03:25, në aksin rrugor Fier – Lushnje, në fshatin Kolonjë, shtetasi Z.H, 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip Land Rover ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M.R, 28 vjeç, banues në Berat dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *