Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen misterioze të 23-vjeçares, Evgjeni Baxho.

 

Në fillim u tha se ajo kishte ndërruar jetë nga një infeksion në dhëmballë, por së fundmi janë hedhur dyshime nëse e reja ishte pjesë e ndonjë sekti fetar, si pasojë e disa shkrimeve misterioze të gjetura në trupin e saj.

 

Raportohet se në trupin e viktimës, në pjesën e barkut kishte shkrim të panjohura, të shkruara me lapostil me ngjyrë të kuqe nga kërthiza deri në pjesën e ezofagut. Po ashtu, gjatë autopsisë në pjesën e shpinës së kufomës janë vërë re tre shkrime të tjera të panjohura, të shkruara po ashtu me lapostil të kuq.

 

Nga ana tjetër, daja e saj ka mohuar që 23-vjeçarja të ishte përfshirë në ndonjë sekt fetar.

 

“Me Evgjenin flisja shpesh në telefon nuk me kishte shprehur asnjë shqetësim. Nuk ishte besimtare, nuk ka shkuar kurrë në kishe apo xhami. Për shkrimet në trupin e mbesës kam dëgjuar nga mediat.”

 

Baxho ishte rritur në Delvinë ku jetonte me gjyshërit. Prindërit e saj ishin të divorcuar. Ajo u gjet e pajetë nga pronarja e shtëpisë në Tiranë, ku dhe jetonte me qira prej kohësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *