Familjarët e Rexhina Debrovës kanë protestuar para gjykatës mesditën e kësaj të mërkurë.

 

Me foshnjen e viktimës në duar, ata i kërkuan gjykatës që ti japë dënimin e merituar dy mjekeve të ndaluar për vdekjen  e nënës së re 1 orë pas lindjes se vajzës me operacion.

 

Dy mjeket, kardiologu dhe reanimatori që kishin dalë për masë sigurie para gjykatës, akuzohen për neglizhencë në rastin e vdekjes së 25 vjecarës Debrova ditën e hënë. Bashkëshorti i viktimës tha se anestezisti dhe kardiologu nuk e kishin ndjekur deri në fund operacionin e lindjes duke u larguar nga salla.

 

Autopsia doli në konkluzionin se nëna e re vdiq nga mpiksja e gjakut në mushkëri.

 

Prokurorja P.Ferhati ka kërkuar detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra deri në fund të hetimeve për dy mjeket e Elbasanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *