Një task forcë e ngritur nga Ministria e Mbrojtjes është nisur drejt Letonisë që do të merret me hetimet në lidhje me vdekjen e efektivës së FA, Zarife Hasanaj  dhe plagosjes së dy të tjerëve.

 

Sipas njoftimit grupi, në përbërje të të cilit ka përfaqësues nga Agjencia e Inteligjences dhe Sigurisë se Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit në Ministrinë e Mbrojtjes do të punoje për rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave etj.

 

Task forca bashke me autoritetet letoneze do te ndjeke hetimin e plote per ngjarjen e 6 Majit ne Camp Adazi ne Letoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *